Kompania Steve Morris Engines me bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur gjatë vitit 2013 se do të sjell makinën që ndryshon formën e automobilizmit.

Pamja e jashtme e Devel Sexteen nuk ka të bëjë me ndonjë veturë që e shohim, ndërsa motori V16, prej nga e ka edhe pjesën e dytë të emrit, thuhet se i prodhon 5,000 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

Për katër vjet nuk është dhënë asnjë risi për hipermakinën nga prodhuesi që nuk ka ndonjë popullaritet të madh.

Në Dubai Motor Show që nis gjatë javës që vjen, pritet të prezantohet kjo veturë, madje janë shpërndarë edhe disa imazhe që e tregojnë nga afër.

Vetura pritet që të arrijë shpejtësinë e 500 kilometrave në orë, por njohësit thonë se me tërë këtë fuqi, makina do të ndahej menjëherë në dysh sepse këtë nuk e përballon konstrukti.