Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër të Milotit.

Nga se bëhet e ditur një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin e Matit.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se nga aksidenti, një persona ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur nxjerrjen e makinës nga lumi, ndërsa mësohet se viktima është drejtuesi i mjetit.

“Më datë 10.01.2018, rreth orës 17:00 është marrë njoftim se në Rrugen dytësore Pllanë-Rrubik, ka ndodhur një aksident.  Automjeti tip “Benz” me targa AA272JN, ka dal  nga rruga dhe ka rënë në lumin Mat.

Për pasojë në  afërsi të bregut të lumit është gjetur një shtetas i vdekur akoma i pa identifikuar, ku dyshohet se është drejtuesi i mjetit.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e mjetit në breg të lumit, ku nga kontrolli në brendësi të mjetit sështë konstatuar asnjë shtetas. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.