Mos u dashuro pas një gruaje që lexon,
pas një gruaje fort  ndjeshme,
pas një gruaje që shkruan.
Mos u dashuro pas një gruaje  mençur,
magjistricë,  krisur,  marrë.
Mos u dashuro pas një gruaje që mendon,
që e njeh botën,
e zonja për  marrë krahë.
Pas një gruaje besimplotë në vetvete.
Mos u dashuro pas një gruaje që qesh
a qan tek bën dashuri, që di
 shndërrojë shpirtin e saj në mish,
sidomos pas një gruaje që dashuron poezinë
(ato janë më  rrezikshmet),
a pas një gruaje që mund
 rrijë gjysmë ore para një tabloje e s’jeton dot pa muzikë.
Mos u dashuro pas një gruaje energjike,  hareshme,
 kthjellët, rebele, moskokëçarëse.
Mos  qëlloftë  dashurohesh pas një kësi gruaje,
se kur dashurohesh pas një gruaje  tillë,
në qëndroftë apo jo pranë teje,
në  dashtë apo jo,
një grua  tillë, s’e harron dot më.
Kurrë!

Përktheu: Aida Baro