Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të kërkojë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit që të hetojë dyshimet për përfshirjen eventuale të nxënësve në festën e natës së Krishtlindjeve më 6 janar të këtij viti.

Në njoftimin e MASh-it në ueb faqen e Ministrisë, thuhet se bëhet fjalë për periudhën kur nxënësit janë në periudhën e pushimit dimëror, kur prindërit e tyre e organizojnë shfrytëzimin e kohës së lirë dhe aktivitetet e fëmijëve të tyre.

MASh njofton se ata nuk janë njoftuar si ministri për aktivitetet dhe as nuk kanë dhënë pëlqimin e mbajtjes së çfarëdo aktiviteti në shkolla, duke përfshirë edhe nxënësit.

“Qytetarëve të Maqedonisë u lejohet dhe garantohet e drejta e besimit, por në shkolla fillore është e ndaluar me ligj që të bëhen organizime fetare dhe politike”,- njoftojnë nga MASh-i.