Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin përfundimtar për shtetaset Luli dhe Adeila Makashi, nënë e bijë, të cilat akuzohen për veprën penale të mashtrimit.

Nënë e bijë akuzohen se kanë mashtruar gati 225 persona për vizat kanadeze, kundrejt shumave të caktuara të parave. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vjet burg Luli Makashin, që nga gjykimi i shkurtuar shkon në 6 vjet.

Ndërsa janë dhënë 6 vjet burg për të bijën, Adeila, e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4 vjet. Gjithashtu, është gjobitur me 5 milionë lekë shoqëria ‘Ande Lm shpk’, ku edhe në këtë rast me gjykim të shkurtuar gjoba kap vlerën e 3.333.333 lekë.

Shtetasja Luli Makashi ishte pronare e kësaj shoqërie, të cilën e ksihte shitur vetëm pak ditë para se të arrestohej në prill të vitit 2016 për të udhëtuar drejt Kanadasë.