A keni dëgjuar maskë më të shijshme për fytyrën se ajo me kakao? Lajmi i mirë nuk është vetëm një; përveçse e shijshme, maska mund të përgatitet lehtësisht edhe në shtëpi.

Harroji ato që ke dëgjuar më parë! Çokollata nuk të shkakton puçra dhe mund t’ia vërtetosh vetes këtë me maskën me kakao, për të pasur një efekt të shkëlqyer anti moshë.

Receta është shumë e thjeshtë, mjaftojnë vetëm tre përbërës, secili me efekte shumë të mira për fytyrën.

Përzieni dy lugë kafeje vaj kokosi, një lugë mjalt dhe gjysmë luge kakao pluhur, punojeni derisa të përftoni një masë homogjene dhe aplikojeni në fytyrë pasi ta keni larë. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Do ta vini re ndryshimin menjëherë.