Mazda për herë të dytë ka freskuar “gjashtëshin” aktual dhe përveç ndryshimeve stilistike, vjen me motor me 250 kuaj fuqi.

Prodhuesi japonez ka prezantuar në tregun amerikan Mazda 6 për 2018 dhe ky është ridizajni i dytë që nga viti 2012 kur është lansuar gjenerata e tanishme.

Automobil tash ka pamje moderne dhe ka motor benzinë me katër cilindra 2.5 Skyactive-G me turbo-mbushës, me 250 kuaj fuqi.

Mazda 6 për 2018 në sallonet e shitjes në SHBA do të arrijë në pranverë, derisa premiera evropiane ritet në mars në panairin e automobilave në Gjenevë.