Në dekadat e fundit në Kosovë, ka pasur një përpjekje për një përlindje kulturore. Kjo më së miri ilustrohet nëpërmjet shembullit të revistave letrare, një pjesë e së cilave, megjithatë, ka vite që nuk botohen.

‘Fjala’, ‘Kalendari Letrar’, ‘Verbi’, ‘Oaza’ etj., nuk kanë arritur t’i mbijetojnë asaj që sociologët do ta quanin dekadencë kulturore.

Dashamirësit e artit dhe letërsisë, mund të kënaqen me ato pak revista që mund t’i gjejnë në tregun e librit.

Për të kuptuar më shumë rreth gjendjes së tyre, ne kemi biseduar me Agron Gashin, kryeredaktor në ‘Jeta e Re’ dhe Xhemajl Avdylin, redaktor dhe botues i revistës kulturore ‘Symbol’.

Ndiqeni videon në vazhdim: