E cilësuar si Mbretëresha e pornos, Jena Jameson pas një karrierë të suksesshme në filmat për të rritur (1993-2008), tash u jep këshilla meshkujve.

43-vjeçarja ka vendosur t’u tregojë meshkujve gjithçka që duhet të dinë për të përmirësuar jetën seksuale të femrave.

1. Komplimentet: Çdo ditë thoni të dashurës suaj se ajo ka vithe të shkëlqyera. Po! Edhe pse kjo tingëllon e thjeshtë është shumë e rëndësishme. Ajo ndryshoi jetën time. Kur unë shkoj lakuriq në banesë, burri im menjëherë më thotë: “Oh, Zot, je e pabesueshme”, dhe kjo më bën shumë më të sigurt gjatë seksit, sepse unë ndjehem më e lirë. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që gruaja të ndjehet e bukur, seksi dhe e dëshirueshme, thotë ajo.

2. Asnjëherë mos flisni për ish-të dashurat: Asnjëherë..! Edhe në qoftë se ju mendoni se po i përmendni gabimet e saja, thjeshtë harrojeni. Fakti që juve ju kujtohet ish-e dashura neve na zemëron. Shmangeni atë me çdo çmim. Në qoftë se ajo përpiqet të bisedojë, me mençuri heshtni. Bllokojeni këtë temë pasi gjysma e tyre po ju teston.

3. Mos shpejtoni në seks: Edhe pse jeni të eksituar dhe doni që menjëherë t’i hyni punës, mos e bëni. Zvarrite derisa ajo të lutet. Është shumë e rëndësishme, gratë e dinë se si të vlerësojnë. Kur njihni një femër mos shkoni drejt e në seks. Tregoni se ju dini se si të mbani veten nën kontroll dhe dini ta vlerësoni atë. Edhe pse shumë njerëz gjatë vonesës çmenden, por paguhen.

4. Diskutoni gjatë raportit seksual: Gjatë marrëdhënieve seksuale, bisedoni. Pëshpëriteni është e mahnitshme dhe e bukur. Tregoji asaj se ajo është më e mirë se sa keni imagjinuar. Vajzat e duan këtë mënyrë!

5. Flini së bashku: Mos bisedoni për punën dhe për atë që ju pret nesër. Vetëm relaksohuni. Harrojeni botën, vetëm përqafoheni dhe ëndërroni së bashku.