Në ueb-faqen kroate “Index.hr”, gjendet një artikull me titull “I kam 19-vjet dhe fle me babain 56-vjeçar të ish-të dashurit”.

Ky titull nuk do të ishte diçka i pazakontë, duke marrë parasysh se në ueb-faqet e ndryshme gjithnjë e më shumë mund të gjesh rrëfime erotike nga persona të ndryshëm.

Mirëpo, ajo që është vërejtur në këtë rast, është fotoja ilustruese e këtij artikulli. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një foto nga shtrati të stilistit kosovar Valdrin Sahiti dhe bashkëshortes së tij Edita, njofton zeri.info.

Kjo padyshim se përbën një shkelje të privatësisë së çiftit, por edhe abuzim me të drejtat autoriale, prandaj nuk do të ishte çudi nëse do të ketë ndonjë reagim apo masë nga çifti në fjalë kundër ueb-faqes në fjalë.