Mel B ka nxitur akoma më shumë thashetheme se grupi i njohur, Spice Girls do të rikthehet. Madje një gjë e tillë pritet të ndodhë në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle.

“Ne kemi nënshkruar me Simon Fuller, menaxherin e dikurshëmn të Spice Girls. Kemi nënshkruar muaj më parë”, ka thënë Broën në tapetin e kuq të një ngjarje.

Megjithatë ylli i muzikës pop nuk ka bërë të ditur nëse grupi i famshëm do të kthehet dhe do të performojë në dasmën e shumë pritur.

“Ne do të perforojmë bashkë këtë vit, po”, ishte komenti i vetëm i saj.

Vajzat ishin ribashkuar me Fuller në muajin shkurt, para se të bënin të ditur se ishte koha e duhur që ato të “eksplorojnë mundësi të reja së bashku”.