Edhe pse gjinjtë bëjnë pjesë në listën e atributeve më të dëshiruara femërore, meshkujt më së shumti favorizojnë vithet. Ja për ç’arsye.

Hulumtimi i Universitetit Minho në Portugali ka treguar që femrat me vithe të mëdha, meshkujt i konsiderojnë shumë atraktive për ç’shkak, thënë troç, i joshin të gjithë bandillët.

Shkencëtarët konstatojnë që meshkujt vithet e formësuara dhe të mëdha te femrat i përjetojnë si shenjë që seksualisht janë të interesuara.

Çështja është që, për të nxjerrë jashtë vithet, femrat duhet patjetër ta shtyjnë komblikun prapa.

Duke i marrë parasysh hulumtimet paraprake që femrat e botës shtazore bëjnë kështu për t’u sinjalizuar meshkujve që janë të gatshme për çiftëzim, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin që pozita e këtillë ka evoluar.

Sot ka “kaluar” te njerëzit, andaj vetvetiu femrat sot kështu tregojnë që janë të interesuara për ndonjë mashkull në kuptimin seksual.

“Kjo mbase mund të shpjegohet përse femrat mbathin taka të larta dhe përse meshkujt i konsiderojnë joshëse kur i mbathin ato taka – sepse atëherë vithet janë të nxjerra jashtë”, ka shpjeguar moderatori i studios Farid Pazhoohi.

Është interesant që vithet e formësuara së tepërmi, siç i kanë Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez, njësoj u janë joshëse edhe meshkujve edhe femrave.