Fëmijët nuk i preferojnë shumë perimet të cilat janë shumë të shëndetshme, plot me fibra, vitamina, etj.

Sipas një studimi të kryer nga “Monell chemival senses center” në Filadelfia, nëna duhet të konsumojë shumë perime në shtatzani në mënyrë që ai t’i preferojë ato edhe në momentin e ushqyerjes me ushqime të ngurta. Pra ai ka mundësi të mësojë shijen e tyre që në bark!

Një studim i kryer në 100 nëna

Në studim janë përfshirë 100 nëna të cilat janë ndjekur hap pas hapi në lidhje me ushqyerjen e tyre. Nënat janë ndarë në 5 grupe, 3 grupe kanë konsumuar vazhdimisht lëng perimesh, një grup ka filluar ta pijë 2 javë pas lindjes, dhe një grup nuk e ka konsumuar fare, shkruan pernenat.al.

Në momentin që fëmija ka filluar ushqimet e ngurta, studiuesit kanë analizuar ecurinë. Është nxjerrë përfundimi se bebet që kanë preferuar drithërat dhe perimet në dietën e tyre ishin fëmijët e nënave që gjatë gjidhënies kanë konsumuar lëngje perimesh. 8% të fëmijëve nuk preferuan perimet në dietën e tyre. Pra i konsumoni ato sa më shumë gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies në mënyrë që ta bëjë këtë edhe fëmija juaj.