Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së dhe biznesmenit, Ramiz Kelmendi i cili ka vlerësuar se taksa shtesë e vënë për miellin e importuar nga Serbia 0.04 cent/kg, dëmton xhepin e qytetarëve.

“Ky vendim deputetit në fjalë i ndikon drejt në xhep. Ne nuk do t’i shikojmë interesat individuale sepse neve na intereson qytetari i Kosovës. Dhe po ashtu ky vendim është në përputhje me ligjet tona, pra ligjin antidumping”, ka thënë ministri Hasani./(rtk)