Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka komentuar deklarimet e kryekuvendarit Veseli, gjatë përplasjeve me deputeten e VV-së, Drita Millakun, për vrasjen e komandant Drinit.

Reagimi i Molliqajt:

Kadri Veseli iu drejtua deputetes Drita Millaku se ai nuk flet me gra dhe se dikush nga burrat po e detyron atë të flas.

Ai nuk mundet me besu që ka gra të guximshme e të përgatitura që i kundërvihen. Sipas tij, gratë gjithmonë duhet të jenë të shtyera nga ndonjë burrë.

Por e ka gabim! Kosova gjithmonë ka pasur dhe do të ketë gra që dijnë dhe guxojnë t’i kundërvihen krimit.