Ylli i Manchester City duket se është në dyshim për derbin kundër Manchester United të dielën, por Mourinho nuk e ka “hëngër” diçka të tillë.

Jose Mourinho beson se Pep Guardiola mund të jetë duke gënjyer për mungesën e mundshme të David Silvas në derbin e Mancesterit të dielën, raporton Goal.

Manchester United e pret Man City në “Old Trafford” ku synon të ngushtojë diferencë prej tetë pikëve diferencë.

Silva u la jashtë Ligës së Kampionëve, ngjashëm si ditë më parë kur Wengeri tha se Lacazzette mund të mos luajë, por ai startoi kundër “Djajve të Kuq”.

“E doni të vërtetën ajo çfarë dëshironi? E doni të vërtetën. E vërteta është, Eric Bailly s’ka shanse për këtë vikend, Phil Jones ka shans, Marouane Fellaini ka shans, Zlatan Ibrahimovic shans të madh, Nemanja Matic është i lënduar, por do të luajë sigurisht. Michael Carrick s’ka shans.

“Po e tregoj të vërtetën, ai është i lënduar, por do të luajë gjithqysh. Nuk është storie si e Lacazette apo e David Silva. Kjo është e gjithë e vërteta.

“Kundërshtarët tanë kanë dyshime, shumë dyshime, por në fund të gjithë janë të gatshëm të luajnë”, theksoi mes tjerash Jose Mourinho.