Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës që vjen vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1,200 metra, reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.