Gerard Deulofeu mund të rikthehet në Serie A, me Napolin që besohet se është e interesuar për ta marrë ish lojtarin e Milanit nga Barcelona.

Edhe pse, Ernesto Valverde në kohën e fundit i kishte dhënë një mundësi që të luftojë për pozitën e titullarit dhe të provojë të luaj më mirë se më herët, ekziston  një mundësi që ai të largohet në këtë muaj.

Sipas RAI 1, Napoli përgatitet që të paguaj 20 milionë euro në total për Deulofeun, 18 milionë euro në fillim dhe 2 milionë në rast se spanjolli luan mirë.