Ylli më i madh i rokut në Francë Johnny Hallyday ka humbur betejën me kancerin e mushkërive, ka njoftuar bashkëshortja e tij. Ai u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Jean-Philippe Smet shiti rreth 100 milionë rekorde (këngë) dhe aktroi në disa filmash.

Ai u bë një “kavalier i Legjionit të nderit” (Legion of Honour – rendi më i lartë francez i vlerësimit për merita ushtarake dhe civile), nga ish Presidenti Zhak Shirak në vitin 1997.

Francezët e kanë quajt thjesht “Xhoni ynë”. Megjithatë, jashtë zonës frankofone Hallyday nuk ishte shumë i njohur.

Në një deklaratë, gruaja e tij Laeticia tha: “Johnny Hallyday na ka lënë,” raporton agjencia e lajmeve AFP.

“Unë i shkruaj këto fjalë pa i besuar, por është e vërtetë. Njeriu ynë nuk është më me ne. Ai na la sonte pasi jetoi gjithë jetën e tij, me guxim dhe dinjitet,” tha ajo.

Duke reaguar për lajmin, presidenti francez Emmanuel Macron tha: “Ka pak Johnny në të gjithë ne”.

“Ndër breza, ai gdhendi veten në jetën e njerëzve francezë,” tha Macron. “Ai i mahniti ata nëpërmjet bujarisë që patë në koncertet e tij: kaq epike, aq intime, në vende të mëdha, në vende të vogla”.