Oooo!

Bjeshka ia përcjell bjeshkës,
agimi ia përcjell agimit
dhe viti vitit
thirrjen time…

O, ku je?

Mos je kjo pishnajë e re,
kjo xhade e re, kjo minierë e re,
kjo këngë e re, kjo dritë e re;
mos je ky lapidar i ri, ky gur i ri;
ky qytet i ri
mos je ky vogëlush njomëzak…

Bjeshka i përgjigjet bjeshkës,
agimi i përgjigjet agimit
dhe viti vitit:
ti je KUDO!

Ooooo!…