Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina janë njëri nga çiftet më të përfolura të shoubizit.

E sidomos gjatë kohës së fundit, lidhja e të cilëve bëri bujë të madhe në shtypin rozë. Mesa duket, ata tanimë janë tejet të lumtur dhe po shijojnë çdo moment të jetës.

Teuta ka publikuar një video në llogarinë e saj ‘Instagram’, teksa ndodhen në makinë duke kënduar së bashku. ‘My Valentine, My Love, My Forever ❤️💙 T’du’ – është mbishkrimi i videos.

Duhet theksuar se Teuta dhe Adonisi janë prindër të një vajze, Kaia. Ndryshe, Teuta Krasniqi është njëra ndër aktoret më të suksesshme vendore.

My Valentine, My Love, My Forever ❤️💙 T'du @adonismorina7

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on