Kjo është padyshim gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një prindi, e megjithatë ndodh që të shikojë fëmijën teksa ka ndërruar jetë sipër trupit të tij. E tillë është edhe historia e Chelsea, një nënë shumë e re angleze e cila ka pasur kurajon të tregojë për “Daily Mail” atë që ka ndodhur, në mënyrë që të gjithë prindërit të njohin eksperiencën e saj dramatike.

Historia e kësaj nëne…

Gruaja ndihet shumë keq në lidhje me atë që ka ndodhur teksa tregon se ishte duke fjetur gjumë në kolltuk me vogëlushin Leo sipër kraharorit të saj (gjë që e bëjnë shumë nëna për ta bërë fëmijën të ndihet më i qetë). Bebi kishte 3 ditë që kishte ardhur në jetë dhe nëna tregon se ishte bashkëshorti i saj që e zgjoi në momentin që pa se fëmija kishte ndryshuar ngjyrën e lëkurës. Me urgjencë kanë shkuar në spital dhe mjekët janë munduar ta shpëtojnë duke e risjellë në jetë për pak minuta. Dëmtimet në tru do të ishin të rënda për shkak të mungesës së oksigjenit dhe më pas vjen lajmi fatal.

“Nuk kishte kaluar më shumë se 1 orë nga momenti që më zuri gjumi dhe ishte e dhimbshme kur mësova se vogëlushi kishte një problem. U drejtuam në spital me urgjencë. Në fund u detyruam ta hiqnim nga priza atë pajisje që e mbajti në jetë disa minuta. Ishte e dhimbshme të humbje një fëmijë, ishte e dhimshme edhe të kuptoje se njerëzit të shikonin në një mënyrë ndryshe, në një mënyrë të tillë sikur më bënin me faj. Shumë prindër kanë bërë komente nga më negativet dhe madje disa kanë guxuar të hedhin mbeturinat e tyre ne oborrin e shtëpisë ndërsa vajza më e rritur Scarlett ka qënë duke luajtur”, shprehet me keqardhje nëna. Të gjitha këto reagime pasi kanë lexuar në gazetë në lidhje me vdekjen e vogëlushit Leo dhe tashmë ajo kërkon që të gjithë të mësojnë atë që ndodhi.

Kujdes me mënyrën si e vendosni të flejë fëmijën tuaj! Merrni masat e duhura për të parandaluar SIDS pasi deri në vitin e parë të jetës fëmija është tepër i rrezikluar, rrezik i cili është më i lartë 6 muajt e parë të jetës.