Neymar ia ka bërë të qartë Real Madridit që nuk dëshiron të pengohet nga asgjë gjatë kampanjës së Brazilit në Kupën e Botës.

Prandaj, ai dëshiron që puna e transferimit të tij të kryhet para se ai të shkojë në Rusi, raporton mediumi spanjoll, Don Balon.

Ylli brazilian dëshiron që ta shmangë ndonjë shpërqëndrim potencial, dhe PSG po punon shumë që të sjellë yje të tjera në klub, në mënyrë që ta mbajë brazilianin në Ligue 1 edhe pas verës.