Programi i NISMËS Socialdemokrate po mirëpritet në çdo cep të Kosovës.

Sot, NISMËS ju bashkuan edhe dy anëtarë të rinj, bëhet fjalë për Sekretarin e degës së VV-së në Ferizaj, z. Dr. Fazli Shabani dhe Sekretari për media i VV-së në Ferizaj, z. Naim Berisha.

Shabani dhe Berisha nga sot gjithë angazhimin e tyre politik do ta zhvillojnë në NISMËN Socialdemokrate të cilët u shprehen të kënaqur që po i bashkohen subjektit politik NISMA.

Kryetari i degës së NISMËS në Ferizaj, Besnik Berisha, iu uroj mirëseardhje dy anëtarëve të rinj dhe i falënderoi ata për rreshtimin e tyre në NISMA.

Në prezantimin e dy anëtarëve të rinj ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të NISMA-s, Haxhi Shala dhe Çerkin Dukolli, të cilët uruan Shabanin dhe Berishën për rreshtimin e tyre në NISMËN Socialdemokrate.