Një 83-vjecar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij të së njëjtës moshë gjatë ditës së mërkure në Spitalin e Affoltern duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes së gruas së tij, 83-vjecari ka vrarë edhe veten.

Mjekët në këtë spital kanë thënë që kanë dëgjuar të shtëna në dhomën e pacientëve pas mesnatës, ku menjëherë kanë shkuar në vendin e krimit dhe kanë gjetur gruan e vrarë të shtrirë në krevat, afër saj i shtrirë në dysheme, ishte edhe burri  saj  cili kishte qëlluar veten pas kryerjes së krimit.

Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të ditura ndërkaq që ekipi i forenzikës dhe policisë së Kantonit të Zurich-ut po hetojnë vrasjen.