Një virus shumë i rrezikshëm edhe më shumë se ai i derrit po shpërndahet nëpër Evropë. Virusi H3 N2 i quajtur si virusi australian deri më tani në Britani të Madhe ka marrë 93 jetë e mbi 2000 janë nëpër spitale.

Raste të ngjajshme të të infektuarve janë regjistruar edhe në Francë, sepse bëhet fjalë për virus të ri dhe vaksina e deritanishme nuk bën punë, paralajmërojnë ekspertët britanik.

H3N2 pritet të jetë pak më i rëndë se H1N1 në vitin 2009. Virusi i derrit atë vit mori 300 mijë njerëz.