Në orët e mbrëmjes, forca të shtuara të Policisë janë prezente në afërsi të Rrethit.

Pikërisht në zonën ku po pritet vendosja e flamurit të Kosovës brenda pak minutash.

Një gjë të tillë ka dhënë urdhër edhe kryeministri Haradinaj.

Gazetarët nga vendi i ngjarjes raportojnë se aktualisht situata është e qetë.

Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur thirrje të disa qytetarëve që ta pengojnë vendosjen e flamurit të Kosovës.