Është zbuluar identiteti i punonjësit të Twitter, i cili për një ditë papritur çaktivizoi llogarinë e Presidentit amerikan Donald Trump dhe gjithësesi që nuk i duket ndonjë vepër penale.

Në një intervistë të re me TechCrunch, kontraktori Bahtiyar Duysak u shfaq dhe ofroi një rrëfim të tij se si faqja e Presidentit të SHBA-ve u zhduk për 11 minuta në një ditë të nëntorit.

”Unë nuk kam bërë ndonjë krim”.

“Sipas mendimit tim, ishte padyshim një gabim dhe nëse jam i përfshirë në këtë, me të vërtetë kërkoj falje nëse lëndoj dikë”, sqaroi ai.

“Unë nuk bëra asgjë me qëllim, por siç thashë, kisha një kohë të keqe në Amerikë dhe ndonjëherë isha i lodhur dhe të gjithë mund të bëjnë gabime”.

Tutje kontraktuesi Bahtiyar shtoi se nuk hakon askënd dhe nuk ishte i autorizuar nga askush për të bërë dicka të tillë.