Gjatë një ankandi në Shtetet e Bashkuara, një ofertues ka dhënë afro 40 mijë euro për një Ferrari 512 që është i djegur dhe në gjendje të keqe.

Megjithëse pjesa e pasme dhe enterieri janë shkatërruar, nën kapak nuk i mungon asgjë dhe një riparim që është mjaft i kushtueshëm e kthen në gjendje normale, transmeton Telegrafi.

Për veturën që në gjendje normale kushton 300 mijë euro, konsiderohet se blerësi ka bërë një ofertë të zgjuar nga e cila mund të ketë përfitime në të ardhmen.