Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë kryesisht i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

IHK bën të ditur se reshjet do të jenë prezent kryesisht pasditeve dhe vende-vende do të ketë kushte edhe për zbrazje elektrike, vetëtimë dhe bubullimë.

Reshje shiu parashihet të ketë me intervale për çdo ditë përjashtuar ditën e enjte ku pritet që masat e ajrit të jenë stabile.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 13m/s.