Sistemi për zhdoganim të mallrave ‘ASUCUDA’ pas një pune prej gjashtë ore të IT-së së Doganës së Kosovës, tashmë është rikthyer.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se sistemi tani është në funksion dhe po kryen punën.

“Pas prishjeve qe kane ndodhur sot rreth 13:00 ne serverët e qeverise, dogana është afektuar me rënien e sistemit. Pas një pune rreth gjashte oreshe te IT se doganës sistemi është kthyer ne funksion” , ka thënë Stavileci për Indeksonline.

Gjatë kësaj dite, kur sistemi ka rënë mallrat nuk janë zhdoganuar. Mirëpo, tash e tutje mallrat mund të zhdoganohen.