Në Pejë janë arrestuar gjashtë të dyshuar (pesë meshkuj dhe një femër) K-Shqiptare pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit kane pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit pesë të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.