Njëqind gramë kos përmban rreth 1 miligram zink, element që lufton inflamacionin, përshpejton krijimin e qelizave të reja dhe rregullon prodhimin e sebumit. Kosi është i pasur me calcium, mineral që epiderma jonë e përdor për të rinovuar qelizat dhe për të parandaluar dehidratimin.

Kosi gjithashtu përmban disa vitamina B, duke përfshirë B2, B5 dhe B12. Acidi laktik është një nga përbërësit kryesorë të kosit, përbërës që gjendet gjithashtu në shumë produkte për kujdesin e lëkurës.

Maska që Living do t’ju tregojë më poshtë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës

Përbërësit:

Gjashtë deri në shtatë petale të freskëta të një trëndafili
Dy lugë ujë trëndafili (organik nëse është e mundur)Mund ta përftoni duke zjerë disa petale në një enë me ujë.
Një lugë çaji mjaltë
Një lugë gjelle kos

Përgatitja: Vendosini petalet në një enë dhe shtypini. Shtoni mjaltin, kosin dhe ujin e trëndafilit. Aplikojeni direkt në lëkurë dhe mbajeni për 10 minuta.
Përveç maskës së fytyrës më lart, mund të aplikoni kos natyral në fytyrën tuaj duke e përhapur me mollëzat e gishtave me lëvizje rrethore. Kjo gjë ndihmon në hidratimin e lëkurës !