Më në fund pas disa muajve mbaroi diskutimi i fazës së parë i propozimligjit për gjuhët.

Nesër deputetët e Maqedonisë do të votojnë për nevojën për sjelljen e këtij ligji.

Ligji më pas shkon në Komisionin për Çështje Evropiane ku do të sillen amendamente. Pasi ligji ka flamur evropian, sipas Rregullores diskutimi në Komision zgjat tre ditë, ndërsa më pas shkon në seancë plenare.

Nga opozita paralajmëruan se në fazën e dytë do të propozojnë amendamente për korrigjim të kësaj zgjidhjeje dhe harmonizimin e tij me Kushtetutën e shtetit.