Ngjarjet e përgjakshme më 27 prill kanë filluar të hetohen thellësisht nga organet hetuese dhe institucionet pjesmarrëse në të.

Bëhet fjalë për largimin nga puna të 11 anëtarë të rendit të cilët kanë qenë para derës kryesore të Kuvendit, të rreshtuar në kordonin e parë të mbrojtjes nga protestuesit e dhunshëm.

Deri tani, sipas ministrit Oliver Spasovski janë suspenduar 52 policë kurse 70 tjerë janë nën hetime për mos respektim të vendimeve të bazës dhe mos respektim të etikës së punës.

Përndryshe, në ngjarjet e 27 prillit janë rrahur deputetë dhe gazetarë nga protestuesit e dhunshëm të grupacionit ”Për Maqedoni të përbashkët”.