Një aktor 60-vjeçar nga Peckham në Londër, Shiv Grewal, përjetoi vdekje klinike për 7 minuta si pasojë e një ataku kardiak.

Pasi u ringjall nga mjekët, disa ditë më pas ai rrëfeu se ç’kishte ndjerë dhe ç’mbante mend nga momenti tronditës.

“Ishte si të isha i zbrazët, por mund të ndieja emocione dhe ndjesi të tjera. Dukej sikur po kaloje pragun e jo-jetës. E dija që kisha vdekur, por gjithashtu e dija se kisha edhe një shans për t’u kthyer në shtëpi.

Doja të kthehesha në jetë, në botën materiale, doja të kthehesha pranë gruas sime. Kërkoja të kthehesha me dëshirën time. Dukej sikur po notoja në ujë, nuk kisha peshë, isha i zbrazët dhe i shkëputur nga bota fizike.

Në një moment, mbaj mend sikur po udhëtoja drejt Hënës dhe pashë meteorë dhe gjithë hapësirën. Tani nuk e kam aspak frikë vdekjen, tani e dua akoma më shumë jetën dhe i vlerësoj gjërat që më rrethojnë tha ai per daily mail.

Po perpiqem ta kthej gjithë çfarë pashë në art, si një formë për të treguar më mirë se ç’gjendet brenda meje.”