Pёr ta zgjidhur konfliktin mes Serbisё dhe Kosovёs nё bisedime nuk duhet tё ketё tema tabu, thotё pёr DW Wolfgang Petrisch. Brukseli duhet ta shohё si njё nga prioritet e veta raportin e Ballkanit Perёndimor me BE-nё.

DW: Zoti Petritsch, Ju thoni, se tani ka njё shans historik pёr ta zgjidhur ҁёshtjen e Kosovёs. Pёrse?

Wolfgang Petritsch: Unё besoj, qё presidenti serb Vuҁiq me deklarimin lidhur me Kosovёn tani vёrtetё ёshtё i gatshёm, qё tё merret me kёtё ҁёshtje dhe ta zgjidhё atё. Ështё vёrtetё njё lloj shansi historik, pёr ta zgjidhur konfliktin e fundit vlerёsohet tani nga BE-ja si shansi vёrtetё i madh.

Çfarё prisni Ju konkretisht nga Brukseli?

Duhet filluar me njё proces tё ri politik dhe tё kapёrcehet rutina, qё ka pёrfshirё ndёrkohё dialogun mes Beogradit dhe Prishtinёs. Pёr dy vitet e ardhshme fokusi duhet pёrqendruar tek zgjidhja e kёtij problemi. Kёtu ndoshta duhet tё caktohet edhe njё mandat politik me njё personalitet, qё e njeh shumё mirё kёtё rajon. E kjo duhet tё lidhet edhe me njё objektiv tё qartё, pёr ta bёrё sa mё tё afёrt zgjidhjen e kёtij problemi. Po ashtu duhet menduar, se ҁfarё ka nё kёtё mes pёr Serbinё, me ҁfarё mund tё motivohet Serbia, pёr ta zbatuar kёtё hap historik.

Ju thoni qё Brukseli duhet tё vihet nё lёvizje, por sipas mendimit tuaj ҁfarё shtrohet faktikisht nёtryezё nga kёndvёshtrimi serb, pёrveҁ njё deklarate tё Vuҁiqit?

Kёto janё procese, qё ai tashmё i ka lёnё tё nёnkuptohen: nga njёra anё vazhdimin dhe mundёsisht mbylljen e shpejtё tё dialogut mes Beogradit dhe Prishtinёs. Konkretisht bёhet fjalё pёr tё drejtat institucionale tё serbёve nё Kosovё. Hapi i dytё shumё i rёndёsishёm ёshtё dialogu brenda serbёve. Unё besoj, qё ky ёshtё njё kusht i rёndёsishёm pёrgatitjeje pёr stabilitetin e vёrtetё qё mund t’i sillte rajonit. E rёndёsishme do tё ishte, qё nё Serbi tё mos ndihen tё imponuar nga jashtё, pёr njohjen, por qё tё zhvillohet edhe njё dialog i brendshёm nё kёtё mёnyrё, pёr tё arritur nё njё zgjdhje tё pranuar nga tё dyja palёt. Problemi mё i madh natyrisht ka tё bёjё me atё, qё politika serbe mund ta kapёrcejё me vёshtirёsi, qё tё thotё, se ‘Kosova ёshtё e humbur’, gjё qё Vuҁiq de facto e ka bёrё ndёrkohё.

Por natyrisht duhet qё pёr kёtё serbёve t’u ofrohet diҁka. Kjo duhet tё pёrfshijё njё siguri tё mirё tё minoritetit etnik serb deri tek eventualisht edhe njё zgjidhje bilaterale, pёr tё cilёn tё dyja palёt – Beogradi dhe Prishtina – tё mund tё bien dakord nёse bёhet fjalё pёr shembull pёr disa korrigjime tё kufijve. Serbia ndёrkohё ka avancuar relativisht mirё me bisedimet e antarёsimit me BE-nё. Njerёzve nё Serbi duhet t’u bёhet shumё mё e qartё e u duhet thёnё, se kapёrcimi i kёtyre pengesave do tё thotё edhe, qё nё pak vjet mund tё arrihet vёrtetё antarёsimi. Kjo duhet tё ecё paralel me dialogun e brendshёm pёr ҁёshtjen e Kosovёs. Deri mё 2019, kur nё Bruksel tё ketё nisur nga puna administrata e re, duhet qё ҁёshtjet e hapura – e kёtu nё radhё tё parё bёn pjesё Kosova – tё jenё zgjidhur ose tё paktёn zgjidhja tё jetё bёrё e afёrt. Qёllimi do tё ishte, qё mё 2019 administrata e re e BE-sё tё ketё njё plan tё gatshёm pёr Ballkanin Perёndimor nё BE, plan ky qё do tё mund tё zbatohej brenda njё kohe relativisht tё shkurtёr.

Ju mendoni nё njё paketё

Kjo duhet parё. Hallka mё e dobёt nё zinxhirin e Ballkanit Perёndimor ёshtё Bosnja. Edhe kёtu duhet vёnё diҁka nё lёvizje. Por edhe pёr kёtё rast jam i mendimit, qё duhen filluar relativisht shpejt bisedime, pёrmes tё cilave tё fillojnё tё trajtohen me prioritet ato probleme specifike boshnjake, qё nuk janё zgjidhur. Kjo duhet tё mundёsojё njё antarёsim. Duhet tё jetё njё lloj gare brenda rajonit e tё shihet, se kush do tё arrijё i pari nё vijёn e finisht. Ështё e qartё pёr tё gjithё se pёr ҁfarё bёhet fjalё: nё rastin e Serbisё ёshtё fjala pёr zgjidhjen e problemit tё Kosovёs, nё ҁёshtjen e Bosnje-Hercegovinёs bёhet fjalё pёr shmangien e dyfunksionalitetit shtetёror, duke u bazuar tek Marrёveshja e Dejtonit. Sfidat janё tё qarta dhe prej tyre duhet tё pёrcaktohet procesi pёrkatёs.

Çfarё i kёshilloni Ju politikёs serbe pёr ta bёrё tё qartё kredibilitetin dhe seriozitetin kundrejt partnerёve tё tjerё tё bisedimeve? Ka njё mosbesim tё madh ndaj udhёheqjes nё Beograd veҁanёrisht lidhur me lirinё e medias, shtetin ligjor e kёshtu me radhё

Serbia padyshim ka ende shumё probleme tё mёdha, por besoj, se kjo duhet parё edhe nё kontekstin e problemit shumё mё tё madh tё pazgjidhur tё ҁёshtjes sё Kosovёs. Nga ana tjetёr Vuҁiq si nё Berlin, edhe nё kryeqytete tё tjera europiane ka krijuar njё besim tё madh, veҁanёrisht lidhur me problemin e refugjatёve nё periudhёn 2015/2016. Kёshtu ai ёshtё pozicionuar si dikush, me tё cilin vёrtetё mund tё trajtosh ҁёshtje tё vёshtira. Unё besoj, qё qeverisё serbe duhet t’i jepet paraprakisht njё bonus besimi, por pa lёnё jashtё vёmendjes faktin qё ka probleme. Unё jam megjithatё mjaft optimist, qё tё gjitha kёto ҁёshtje mund tё zgjidhen, sapo Brukseli nga njёra anё tё ketё paraqitur njё plan tё qartё kohor lidhur me antarёsimin nё BE dhe nga ana tjetёr problemet me Prishtinёn tё jenё zgjidhur.

Çfarё i rekomandoni Ju politikёs kosovare?

Kosova ёshtё politikisht njё vend mjaft i pёrҁarё. Ështё njё shtet i dobёt nё prag tё kolapsit mund tё thuash – pikёrisht krahasuar me Serbinё, qё nё pёrgjithёsi ёshtё zhvilluar shumё fort ekonomikisht. Por edhe nga Prishtina duhet kёrkuar qё tё bёjё lёshime. Detyra konsiston nё atё, qё mundёsisht shpejt t’i bёjё lёshime komunitetit serb nё Kosovё. Para disa vitesh ato kanё nёnshkruar, qё atje tё krijohet njё asosacion pёr minoritetin serb. Kjo mё nё fund duhet zbatuar. Unё besoj, qё tani e ka radhёn Prishtina pёr tё vepruar.

Si e shihni Ju aksin kohor?

Unё besoj, qё kur tё ketё nisur nga puna aministrata e re e BE-sё, pra nё vitin 2019, antarёsimi i shteteve tё Ballkanit Perёndimor  – nёse disa apo tё gjithё kjo do tё shihet – duhet tё jetё nё krye tё listёs sё prioriteteve.

Çfarё roli luan Tirana, sipas mendimit tuaj?

Kryeministri i Shqipёrisё ёshtё me sa duket i interesuar, qё tё arrihet njё zgjidhje. Ai ka njё marrёdhёnie shumё tё mirё me Vuҁiqin – kёtё unё e konsideroj shumё, shumё tё rёndёsishme, kjo ёshtё diҁka e re. Shqipёria tani nuk duhet tё angazhohet vetёm nё mёnyrё tё njёanshme pёr Kosovёn. Unё besoj, se do tё ishte njё avantazh i madh, nёse Beogradi dhe Tirana do tё mund tё binin dakord, jo duke i anashkaluar tё tjerёt, por duke vepruar si forcё motivuese. Shqipёria nё kёtё drejtim mund tё luajё njё rol tё rёndёsishёm.

Diplomati austriak, socialdemokrati Wolfgang Petritsch ka qenё nga viti 1999 deri mё 2002 pёraqёsuesi i lartё pёr Bosnje-Hercegovinё. Nё kёtё funksion ai ka drejtuar zbatimin e Marrёveshjes sё Paqes tё Dejtonit tё nёnshkruar mё 14 dhjetor 1995. Mё parё ai ka qenё ambasador austriak nё Beograd  (1997 deri 1999) dhe i ngarkuari i posaҁёm i BE-sё pёr Kosovёn. Nё kёtё funksion ai ka qenё mё 1999 edhe kryenegociatori i BE-sё nё bisedimet e paqes nё Rambouillet dhe Paris.