Foto ilustrim
Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë i cili është dërguar menjëherë në QKUK dhe tani është duke marrë ende trajtimin mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë, një person ka shtënë me armë zjarri duke plagosur viktimë në këmbë.

Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Ndërsa, i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.