Foto ilustrim
Një nxënës është ther sot me thikë në Pejë, tek “Stacioni i Autobusëve”, pas një zënke që kishte pasur me një të mitur tjetër.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova i cili ka treguar se gjendja e të lënduarit është stabile, pasi ka marr trajtimin mjekësor.

Sipas tij, i dyshuari i mitur është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është konfiskuar edhe mjeti me të cilën është kryer ky incident.

“Rreth orës 12 e 40 jemi njoftuar se në stacion ka ndodhur një zënkë mes dy të miturve. I dyshuari i mitur pasi një zënke të njëjtin e ka sulmuar. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe ka arrestuar të dyshuarin e mitur. Gjendja e të lënduarit nuk është seiroze. Ai është dërguar në spital ku edhe ka marr trajtimin e duhur dhe sipas raportit, ai nuk është në rrezik për jetë. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin e mitur, dhe ka konfiskuar mjetin me të cilën është kryer kjo therje”, ka thënë Rugova.