Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij, viktimën-femër.

Kanosja ka ardhur pasi të dy patën një mosmarrëveshje.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.