Dje është arrestuar një mashkull pasi ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një bankë, rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe të dyshuarit tjetër mashkull, i cili gjendet në arrati janë gjetur dhe sekuestruar: 4 letërnjoftime të falsifikuara, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona mobilë, një pistoletë si dhe disa dokumente tjera të falsifikuara”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.