Rob Cowan po drekonte në një restorant të Londrës, ku provoi të hante edhe pecetën, që ia sollën të mbështjellë në mes të një dekorimi që ngjante si guri.

Duke menduar se është ushqim, e ka marrë ngadalë me piru dhe thikë, por kur deshi ta priste diçka nuk ishte në rregull.

“Atëherë kuptova që është pëlhurë, andaj nisa ta prekë me gishta” ka thënë Cowan në postimin në Twitter.

Këtë ngatërresë, ai e kishte bërë vetëm pak momente pasi i shërbyen copëzat e bukës, të vendosura në një pjatë të gjatë druri.

“Le të kthehen pjatat dhe enët qeramike, të hamë si dikur. Vetëm ushqimi të jetë i shijshëm” është një nga komentet lidhur me ngjarjen.