Ushtrimet dhe palestra janë një nga mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë dhe shmangur problemet me shëndetin si diabeti, kanceri, mbipesha, problemet me zemrën etj.
Mirëpo problemi qëndron në faktin se sa duhet stërvitur çdo javë. Sipas një studimi thuhet së 150 minuta stërvitje çdo javë është më se e mjaftueshme për shëndetin. E thënë ndryshe 1-2 herë në javë stërvitje nga 1 orë ose me shumë.
Studimi arriti në përfundimin se njerëzit që ushtrohen 1-2 në javë e ulnin rrezikun e vdekjes së parakohshme me 30-34 %, krahasuar me njerëzit joaktiv.
Prandaj hiqni dorë stërvitja çdo ditë në palestër dhe atë kohë kursejeni ose përdoreni në një tjetër aktivitet, pasi efekti që do të merrni është i njëjtë me atë të stërvitjes disa herë në javë.