“Gjatë këtyre tre muajve të fundit jam zgjuar vazhdimisht në orët e hershme të mëngjesit me një ndjesi të fluturave në mes të barkut tim.

Gjithashtu ndihem e sëmurë. E kam humbur apetitin, ndërsa ndihem e “ngopur” tërë kohën. A duhet të shkoj te doktori?”, ka pyetur një grua doktoreshën Rosemary Leonard.
Dhe, siç duket ky është fenomen i zakonshëm te shumica e njerëzve.

Doktoresha thotë se këto janë kryesisht simptoma të shqetësimit, ankthit apo stresit.

Është normale të ndiheni kështu nëse keni një ngjarje të madhe së shpejti, p.sh. një intervistë pune apo testin e vozitjes.

Shqetësimi është gjithashtu pjesë e reagimit të trupit ndaj brengave apo stresit, p.sh., kur pritni për rezultate të testeve në spital.

Sidoqoftë, simptomat e shqetësimit mund të ndodhin edhe atëherë kur nuk keni për çfarë të brengoseni, ose për diçka shumë të vogël.

Shumë faktorë përfshihen sa i përket çështjeve që shpijnë te shqetësimi, si situata momentale jetësore, vështirësitë në familje, etj.
Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit dhe kafeinës vetëm sa mund ta keqësojnë problemin.

Dhe, përderisa shqetësimi i tillë mund të jetë diçka që vështirë shërohet, doktoresha rekomandon të kërkoni ndihmë profesionale në raste të tilla.