Një 54-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia kantonale e Aargaut, pak pasi në një banesë në Hausen AG të Zvicrës, u gjetën trupat e pajetë të dy grave. 

Sipas informacioneve të para, raportojnë mediet zvicerane, dyshimet janë për një krim të kryer brenda familjes, pasi viktimat dhe i dyshuari dyshohet se janë në marrëdhënie familjare.

Polica ka njoftuar se më shumë informata rreth rastit do të japë pasdite.

‘Blick’ ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, nga momenti i arrestimit të tij nga Policia.