Ky është trendi i ri i qerpikëve artificialë, të cilët do t’i shikoni kudo!

Fakti nr.1: Qerpikët artificialë nuk janë të parapëlqyerit tanë. E para,sepse janë “të rëndë”. E dyta,sepse janë të vështirë për t’u vendosur. E treta, sepse na pëlqen më shumë bukuria natyrore.

Fakti nr.2: Kjo sigurisht që nuk do të thotë se nuk i kemi zili të gjitha ato vajzat që i vendosin sa hap e mbyll sytë. Sidoqë të jetë, qerpikët artificialë japin gjithmonë një shkëlqim më tepër në çdo grim.

Para disa muajsh, Huda Beauty, ngarkoi një video, ku paraqiste qerpikët e rinj magnetikë, të cilët vendosen në të qindtat e sekondës, madje pa ia pasur nevojën as pasqyrës. Aty sikur xhelozuam pakëz dhe mezi po presim të vijnë edhe në Shqipëri ose do t’i blejmë vetë online.

Pakoja përmban dy kuti. Njëraka 4 copë me njërin pol të magnetit.Tjetra ka katër të tjera me polin tjetër të magnetit.

Nuk na nevojitet më ngjitës. Vendosen shumë lehtë, janë shumë të qëndrueshme dhe më e rëndësishmja; nuk i ndjen fare, madje do harrosh që i ke vendosur, derisa të heqësh grimin.