Në Janar Apple paditi Qualcomm duke kërkuar 1 miliard dollar dëmshpërblim. Nga ana tjetër Qualcomm paditi kontraktorët e Apple që prodhojnë iPhone por Apple doli në mbrojtje të tyre.

Qualcomm tha ditën e Enjte se kishte paditur Apple për tre patenta të reja duke thënë se gjigandi i iPhone ka shkelur 10 të tilla.

Padia e re është zhvillimi më i fundit një beteje ligjore një vjeçare dhe vjen si kundërpërgjigje e padisë së Apple se procesorët Snapdragon shkelnin patentat e Apple.

Gjigandi i iPhone pretendon se ka zhvilluar vetë teknologjinë dhe patentat e iPhone.

Në Korrik Qualcomm akuzoi Apple për shkeljen e disa patentave që kishin të bënin me jetëgjatësinë e baterisë. Tre paditë e bëra shkuan në Gjykatën e Kalifonisë.

Në Janar Apple paditi Qualcomm duke kërkuar 1 miliard dollar dëmshpërblim. Nga ana tjetër Qualcomm paditi kontraktorët e Apple që prodhojnë iPhone por Apple doli në mbrojtje të tyre.

Në Nëntor Qualcomm paditi përsëri Apple për shkelje te marreveshjes se softuerit mes dy kompanive dhe abuzime me informacione kofidenciale për mënyrën sesi funksionojnë procesorët Snapdragon. /PCWorld Albanian