Tenisieri spanjoll, Rafael Nadal është larguar nga ATP pas humbjës së hënës nga David Goffin.

Numri një i botës ishte i dyshimtë për të marrë pjesë në fundin e sezonit por ai ja doli, por lëndimi i gjurit ishte i vështirë për t’u shëruar në kohë të shkurtë.

Nadal luftoi deri në momentet e fundit kundër numrit 8 të botës, Goffin, por lëndimi i gjurit është duke i shkaktuar probleme qysh nga finalja kundër Roger Federer në finalen e Shanghait.

Pas ndeshjes, spanjolli deklaroi se sezoni i tij ka mbaruar.

“Unë jam larguar, sezoni im ka mbaruar”, tha Nadal pas ndeshjes.

“Une e kisha përkushtimin ndaj garës, ndaj qytetit, ndaj vetës. Unë e provova më të mirën, unë bëra gjërat që duhet bërë për të qenë i gatshëm të luash”, shtoi tenisti numër një i botës.

“Por, a jam me të vërtëtë i gatshëm të luaj? Unë me të vërtëtë luftova gjatë ndeshjes por e dija se kjo ishte ndeshje e fundit e sezonit dhe kështu do jetë. Nuk është vendim, është dhimbje, nuk kisha fuqi për të vazhduar ndeshjen, e provova por me të vërtetë isha mrekulli që isha afër fitimit të ndeshjes”, përfundoi Nadal.