Kryeministri Ramush Haradinaj në një replikë kundër deputetit Glauk Konjufca, pasi ky e akuzoi atë se po e ndihmon nepotizmin, ka rrëfyer se si për një të afërm të tij, ka marr vesh nëpërmjet medieve se ai i është punësuar në një sektor shumë të rëndësishëm – raporton Gazeta Observer.

Bëhet fjalë për burrin e motrës së kryeministrit, respektivisht Liridon Dervishajn, i cili është emëruar në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
“Publikun e ka dëshpëruar emërimi i Liridon Dervishajt në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore” – ka thënë deputeti i Vetëvendosjes Konjufca, ndërsa përgjigja e kryeministrit, ndonëse e shpejtë, ka qenë tejet konfuze. Ai ka thënë se këtë informacion e ka marr vesh nëpërmjet medieve.

Në parlament, aktualisht, po diskutohet për programin e qeverisë.