Nuk është njësojë seksi real me ato çfarë jemi mësuar t’i shohim nëpër filma, dihet kjo!

Pavarësisht se skenat e nxehta mundohen të jenë sa më natyrale dhe pranë të vërtetës, ka ca gjëra që nuk bëhen njësoj siç do të bëheshin në realitet.

Këtu përjashtojmë filmat pornograkë, aty mund të ndodhë gjithçka!

1. Domosdoshmëri për lubrikant

Nëse në jetën reale s’na shkon përherë vaj dhe na duhet një lubrikant, nëpër skena filmi kjo s’para ndodh. Thjesht të mos u bjerë në kokë atyre për seks, pa gjithë të tjerat janë në rregull. Gati për aksion!

2. Ooo, prit pak

Nuk bën vaki nëpër skena erotike që ai ta ndërpresë aktin, pasi diçka ka shkuar keq .

3. Mëngjesi

Nëse në realitet mundohemi të shmangim të folurën ballë për ballë në mëngjes, në film ky s’është problem. Vërtet sapo janë zgjuar, por për t’u puthur dhe folur, zgjasin pa fund. Fundja pse të mos jetë kështu!

4. Kaq ishte?

Përgjithësisht fundi është i ngjashëm. Pasi kanë bërë ç’kanë bërë shtrihen të dy të rraskapitur dhe të ngopur njëkohësisht. Nuk ndodh kurrsesi që ai për shembull të mbaroj, ndërkohë që ajo vazhdon të masturbohet. Jooo dhe jo!

5. Sinkroni perfekte

Nëpër skena të nxehta s’ka llafe. Të dy ndizen si me magji dhe duan ta bëjnë menjëherë. Paraloja s’është fort e nevojshme dhe kalohet direkt në akt. Nuk ka fort nevojë për “nxemje”